23:54 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rihanna bën bashkë femrat më seksi në planet, në koleksionin e saj të ri “Savage X Fenty”

Rihanna u paraqit aq seksi në Savage X Fenty Show Vol. 2!

Këngëtarja 32-vjeçare ndau trailerin dhe disa fotografi nga shfaqja e saj e modës për të brendshme, të cilat adhuruesit do të jenë në gjendje të shikojnë në Amazon Prime Video.

Përpara shfaqjes – e cila u filmua disa javë më parë Rihanna eci në tapetin e kuq në një xhaketë lëkure të zezë, të shoqëruar me doreza dhe çorape rrjetë.

Në shfaqje, Rihanna mund të shihet e veshur me një tyl dhe pantallona të shkurtra lëkure.

Koleksioni do të mund të blihet në Savage X Fenty dhe në Amazon Fashion.

Shfaqja Savage X Fenty Vol. 2 do të jetë në dispozicion për transmetim në Amazon Prime Video duke filluar të premten, 2 tetor. 

Për të bërë edhe më të kompletuar këtë koleksion, Rihanna këngëtarja bashkëpunoi me personazhe dhe modele të famshëm që aktualisht janë në kulmin e karrierës.

Yjet që morë pjesë në promovimin e koleksionit të ri të brendshmeve të Rihannës përveç asaj janë: Irina Shayk, Normani, Bella Hadid, Rosalia, Paris Hilton dhe Willow Smith, Cara Delevingne./Indeksonline/