75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rihanna bën një dedikim prekës: 8 vjet pa ty, na mungon çdo vit

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka kujtuar gjyshen e saj, Clara Brathwaite, që ndërroi jetë tetë vjet më parë.

32-vjeçarja përmes një postimi në Instagram ka thënë se edhe pas 8 vjetësh ndjen mungesën e saj, duke publikuar një fotografi bardhë e zi të gjyshes.

“Tetë vjet. Na mungon çdo ditë dhe Bravo ende flet se si të takoi për herë të parë sa herë që e shoh”, ka shkruar Rihanna në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, rikujtojmë që Rihanna ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, duke u fokusuar më shumë në linjën e saj të make-up, Fenty Beauty./Indeksonline/