75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Rihanna denoncon babain e saj!

Këngëtarja e famshme amerikane Rihanna ka denoncuar babain për keqpërdorim të emrit të saj për të fituar para.

Ronald Fenty- babai i këngëtares dhe një person tjetër i quajtur Moses Perkins kanë hapur një kompani te quajtur “ Fenty Entertainment” dhe pretendojnë kinse janë agjenta të këngëtares në fjalë.

Ylli i muzikës thotë që ajo nuk ka të bëjë asgjë me këtë kompani, edhe pse ai është babai i saj , ai kurrë nuk e ka pasur autoritetin që të veproj në emër të saj.

Poashtu, Rihanna pretendon që i ka dërguar shumë letra që ai të heq dorë nga ky gjest, mirëpo ai nuk u ndal. Kështu ajo tani është e detyruar që ta paraqes një padi kundër tyre dhe gjithashtu ka kërcënuar se do ta dëmtojë edhe në mënyra të tjera./Indeksonline/