75 Mall Live Search
21:59 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rihanna do ta kalojë ditën e Shën Valentinit me një tjetër yll!

Rihanna ka treguar se cfarë do të bëjë ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja 31-vjecare së fundi është ndarë më të dashurin e saj Hassan Jameel, dhe ajo me 14 shkurt do të jetë e zënë me punë, shkruan Indeksonline.

Rihanna zbuloi se do të jetë në studio më një tjetër yll, me këngëtarin amerikan Pharrell Williams.

“Unë do të jem në studio. Jam shumë e emocionuar. Nuk mund të them se me kë jam duke punuar, por është dikush që kam dashur të punoj që një kohë të gjatë”, tha ajo për The Cut.

Në fund Rihanna me një të qeshur shtoi: “Mirë do t’ju tregoj, është Pharrell./Indeksonline/

Image result for Pharrell Williams!