09:00 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Rihanna e A$AP Rocky marrin bekimin e familjes, së shpejti do të martohen!

Rihanna dhe A$AP Rocky duket se janë gati për t’u martuar!

Një burim pranë çiftit është shprehur se 2022 është viti ku ata do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.

Burimi tha: “Është vetëm çështje kohe përpara se Rocky t’i propozojë! Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe nuk mund ta imagjinojë jetën pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan”.

Ata kanë marrë gjithashtu dhe bekimin e familjarëve për këtë hap të rëndësishëm./Indeksonline/

Rihanna ASAP Rocky
Rihanna ASAP Rocky