Rihanna e deklaron të hapur sezonin e hoodie-ve në mënyrën më seksi

Ndërkohë që po përgatitet për performancën e saj në Super Bowl, RiRi po kalon kohën e lirë duke na ndriçuar me stilin dhe rehatinë e saj.
Ajo postoi një video në Instagram, ku pozoi me një hoodie dhe mbathje gri, të krijuara nga “Fenty x Savage” dhe kërcen e pashqetësuar dhe në mënyrë shumë seksi, siç i ka hije në fund të ditës.
Për video kliko KËTU.
Pra, zyrtarisht, sezoni i hoodie-ve është i hapur dhe këtë e tregon Rihanna, me reklamën e parë për markën e saj, që pas lindjes së djalit të saj me A$AP Rocky, në maj të këtij viti.