23:58 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rihanna ekspozon gjoksin, derisa pozon pranë pemës së Krishtlindjeve

Rihanna së fundmi ka publikuar disa fotografi mjaft të ‘nxehta’ nëpër rrjetet sociale.

Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ dukej tërheqëse në të zeza teksa po argëtohej në shtëpi me mikeshën e saj Alexa.

“Kur mbetesh në shtëpi vetëm me Alexan”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.

Stilistja dhe këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, zbuloi pemën e saj mahnitëse të Krishtlindjeve, e cila ishte ndezur dhe zbukuruar me dekore të veçanta.

Kujtojmë që Rihanna është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të atraktive në botë. /Indeksonline/