12:07 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / B O

Rihanna ekspozon linjat në të brendshme me një video flirtuese të publikuar në Instagram

Ajo vitet e fundit është larguar nga karriera muzikore për të dominuar në industrinë e bukurisë ashtu edhe atë të modës.

Dhe, Rihanna provoi të ishte reklama e një palë të brendshmeve ndërsa u shfaq të premten në një video për markën ‘Savage X Fenty’.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja 33 vjeç, pozoi me një palë të brendshme me ngjyrë të gjelbër teksa bënte lëvizje provokuese para kamerës.

Duke ngarkuar videon në Instagram, Rihanna u pa duke ecur nëpër një shkallë gjatë natës, në sfondin e palmave, në lëvizjen e saj flirtuese.

Tangoja e të brendshmeve përfshinte qepje të kryqëzuar me lidhëse të varura në kofshë, ngjashëm me atë të sipërme.

Rihanna, u sigurua që të fokusonte pasuritë e saj trupore në klip për t’i dhënë 101 milion ndjekësve të saj në Instagram një pamje joshëse.

Tutje, Rihanna, mbante syze dielli drejtkëndëshe të tejdukshme dhe një gjerdan të rruazave së bashku me disa byzylykë.

Veshjet lejuan që disa nga tatuazhet e saj të shfaqeshin dukshëm, duke përfshirë imazhin e perëndisë egjiptiane me krahë nën gjoksin e saj.

Përndryshe, albumi i fundit i Rihanna ‘Anti’ u publikua pesë vjet më parë në 2016 dhe për ata adhurues që dëshirojnë këngë të reja nga ikona pritja mund të mbarojë së shpejti, kjo pasi Rihanna kohët e fundit ka qenë e zënë me xhirimet e një videoklipi të ri me të dashurin A $ AP Rocky në Bronx, New York.