Rihanna feston ditëlindjen e 31-të, kjo është dhurata që morri
Ylli i pop muzikës, Rihanna sot ka festuar ditëlindjen e 31-të.
Këngëtares nga Barbadosi krahas urimeve të shumta nuk i kanë munguar as dhuratat.
Për një të tillë, Rihanna ka treguar përmes një imazhi që ka ndarë me adhuruesit e saj në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

“Është ditëlindja ime dhe krejt çka kam marrë dhuratë është ky numër i madh i bluzës” shkruante në bluzë sportive që Rihanna kishte veshur.

Ndryshe, Rihanna ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor, ndërsa ka nisur punën për albumin e ri I cili pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/