Rihanna flet më në fund për spekulimet se është fejuar

Pasi zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë, Rihanna nisi të përflitej se është fejuar me Asap Rocky.
Shkak për këtë u bë një unazë e madhe diamanti që mbante në gisht. Mirëpo, këngëtarja sqaroi njëherë e mirë thashethemet teksa u ndal nga paparacët.
“Kjo unazë e vjetër? Ti bën sikur nuk e ke parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja duke hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me babain e fëmijës që po pret. Unazën e ka mbajtur më parë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër.
Ndërsa Rihanna refuzon të flasë për planet e fejesës, ajo ka qenë një libër i hapur kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj.“Ndihem sikur ky është lloji i nënës që do të jem. Psiko për këtë”, tha ajo për Elle, duke treguar se është në tremujorin e tretë të shtatzënisë.