23:15 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rihanna: Gjëja që dua më së shumti është që të bëhem nënë

Duket sikur këngëtarja Rihanna më në fund ka gjetur dikë që e bënë atë të ndihet sikur është vajza e vetme në botë. E pyetur nga revista “Interwiev Magazine” me kënd është në lidhje, Rihanna u përgjigj: “duhet ta kërkoni në Google atë.” Pastaj, kur u pyet: “A je në dashuri?” Rihanna tha, “Sigurisht që jam.”

 Sipas mediave fituesja e Grammyt është duke pasur romancë me  miliarderin saudit Hassan Jameel, që nga  viti 2017, transmeton Indeksonline.

Ndër kur u pyet se ,A do të martohesh?”

Ajo u përgjigj duke thënë se  “Vetëm Zoti e di këtë gjë”

Ylli botëror gjithashtu gjatë intervistës potencoi se dëshiron të bëhet nënë dhe se këtë gjë e dëshiron me së shumti.

Rihanna dhe Jameel së fundmi janë parë së bashku në një ndeshje basketi në Los Anxhelos. /indeksonline/