Rihanna i befason të gjithë me dukjen e saj më ndryshe

Rihanna ka ndryshuar pamjen.
Këngëtarja e famshme është fotografuar në Santa Monica teksa po shkonte në një takim dhe ka habitur shumë njerëzit përreth me pamjen e saj.
Rihanna i ka prerë flokët shkurtë, në stilin trend “pixie”, si dhe i ka ngjyrosur të bardhë.
Ajo nuk ka hezituar t’u buzëqeshë paparacëve që e kanë fotografuar, në daljen e parë në publik pas këtij ndryshimi.
Megjithatë, “look-un” e ri, Rihanna se ka ndarë akoma me fansat në rrjete sociale.
