23:58 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Rihanna jep detaje rreth albumit të ri, zbulon bashkëpunimin me ish të dashurin

Adhuruesit e shumtë të këngëtares nga Barbadosi, Rihanna më në fund kanë marr një lajm të mirë.

31 vjeçarja pas një pauze të gjatë ka nisur punë rreth albumit të ri, ku në një intervistë për revistën ‘T Magazine’ ka dhënë më shumë detaje.

Diva e muzikës është shprehur se ajo po përgatit një album ‘Reggae’ ndërsa ka konfirmuar edhe bashkëpunimet me këngëtaren Lady Gaga dhe ish të dashurin e saj, reperin Drake.

Ndërkohë edhe pse Rihanna ka munguar në skenën muzikore, ajo viteve të fundit ka qenë e angazhuar në lansimin e linjës së kozmetikës./Indeksonline/