Rihanna ka një mesazh për të gjithë ata që votuan në zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Data 3 nëntor është shënuar me Ditën e Zgjedhjeve në Amerikë.
Kur dy kandidatët për president, Joe Biden dhe Donald Trump janë ende në garë të ngushtë me njëri-tjetrin, shumë emra të njohur përmes rrjeteve sociale kanë treguar publikisht se kanë votuar.

Ndryshe, nga të tjerë, këngëtarja Rihanna iu është drejtuar me një status të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
32 vjeçarja ka thënë se ndihet krenare për të gjithë ata që kanë hedhur votën e tyre, apo që po presin në radhë ta bëjnë këtë.

“Krenare me të gjithë ju që keni votuar sot dhe jeni akoma duke pritur në radhë ta bëni këtë”, ka shkruar Rihanna.
Ndërkohë, një prej emrave të njohur që zëshëm kanë kërkuar nga populli amerikan që të votojnë është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa që hapur ka treguar mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Joe Biden./Indeksonline/