75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Rihanna konfirmoi shtatzëninë, habit Drake me veprimin që bën

Ditët e fundit, në mediat rozë po bën xhiron lajmi i ëmbël, ku shfaqet këngëtarja e njohur, Rihanna, shtatzënë.

Pas shumë spekulimeve të bëra nga fansat pak ditë më parë, ajo ka postuar foto me të dashurin e saj A$AP Rocky, duke konfirmuar se është dhe babai i fëmijës.

Të gjithë fansat, anë e mbanë në botë, e uruan këngëtaren për pritjen e ëmbël.

Megjithatë, duket se është një person që nuk u gëzua për shtatzëninë e Rihannës. Ish i dashuri i saj, reperi Drake, e ka bërë unfollow çiftin menjëherë pas lajmit.

Madje, shumë thonë se ky veprim erdhi për shkak se ai është ende i dashuruar me artisten.