Rihanna mahnitëse në premierën e librit autobiografik
Për Rihannën gjithçka është e mundur.
Përveç si këngëtare, aktor dhe mogula e linjës së kozmetikës ajo tani po bën një tjetër gjë nga lista e saj, lansimin e librit autobiografik.
Të premten mbrëma, Rihana, 31 vjeçare u shfaq në muzeun ‘Guggenheim’ për të festuar promovimin e librit që mban emrin e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ylli i hitit ‘Shut Up and Drive’ mahniti me paraqitjen e saj dhe veshjen unike, në një fustan ngjyrë leopardi të hapur tek pjesa e gjoksin, këngëtarja kompletoj dukjen me një palë çizme të gjatë.

“Është një vepër arti për të cilën jam vërtetë krenare sepse kam punuar në të për më shumë se pesë vjet. Diçka që unë ndjej se fansat e mi vërtetë duan”, u shpreh Rihan për “Entertainment Tonight”.

Libri kushton afro 15 funta dhe ka më shumë se 1000 imazhe të brendit “Fenty” të cilat fansat e saj nuk i kanë asnjëherë më parë.

Data e lansimit të librit në tregu është 24 tetori./Indeksonline/
