11:56 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Rihanna me mijëra dollarë veshje në daljen e fundit

Paparacët janë angazhuar mbrëmë kur Rihanna u pa në daljen e fundit në New York.

32-vjeçarja nga Barbadosi u pa duke darkuar në restorantin ku i dashuri i shoqes së saj, Katie Holmes është kryekuzhinier.

Veshja e Rihannas si zakonisht ishte e kushtueshme, por me plot stil.

Mbi 10 mijë dollarë mbante rroba në trup këngëtarja e famshme.

Si në të shumtën e rasteve, Rihanna mbante edhe maskën në fytyrë për kujdesin ndaj pandemisë./Indeksonline/