14:10 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rihanna me minifund ngjyrë rozë në prezantimin e koleksionit të saj në New York

Këngëtarja e njohur Rihanna ka arritur në New York për ta prezantuar koleksionin e fundit të modës me markën e saj Fenty, transmeton Indeksonline.

31 vjeçarja, u shfaq me vonesë në Webster SOHO, New York të martën në mbrëmje.

Por ajo pas paraqitjes së saj me minifundin me saten rozë, elektrizoi të pranishmit me dukjen e saj perfekte.

Aktorja dhe këngëtarja e përfundoi me sukses prezantimin dhe u largua nga shfaqja, duke i bërë të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo.

Edhe njëherë ajo mori gjithë vëmendjen e mediave. Përndryshe tash e shumë kohë ajo po përflitet për lidhjen me miliarderin saudit Hassan Jameel.  /Indeksonline/