Rihanna ngre dyshime për një lidhje dashurie, pozon pranë reperit të njohur

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, njihet për talentin e saj në muzikë.
Madje me këngët e saj prej shumë vjetësh, ajo ka bërë për vete miliona fansa gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.
Duke qenë shumë e pëlqyer, pa dyshim se vëmendja për të nuk mungon as sa i përket jetës së saj private dhe paraqitjeve publike.
Së fundmi, Rihanna është paraqitur pranë reperit të njohur A$AP Rocky, duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të mundshme me të.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por që kjo nuk është hera e parë që Riri shihet përkrah reperit. /IndeksOnline/
