14:32 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rihanna ‘ngrit temperaturat’, dalin pamjet romantike nga pushimet me të dashurin miliarder

Rihanna kohëve të fundit u shpall si këngëtarja më e pasur femër në botë, duke mposhtur kështu yje të skenës botërore si: Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.

Pas atij suksesi, duket se 31 vjeçarja Rihanna, zgjodhi të pushonte me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel (30 vjeç) në brigjet e Italisë, sipas Daily Mail.

Çifti që u lidhën së bashku në vitin 2017, shihen teksa kalojnë momente romantike në bregdetin mesdhetarë.

Rihanna shihet në top-formë në këto pamje e veshur me një fustan të shkurtër të bardhë ajo duket për mrekulli. /IndeksOnline/