75 Mall Live Search
23:55 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rihanna ngrit temperaturat, e bën ‘nxehtë’ në të brendshme

Është femra dhe artistja më e kompletuar në botë.

Rihanna edhe pse ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor, është një nga emrat më të komentuar në planet dhe çdo lëvizje e saj  kthehet në lajm, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja nga Barbadosi përveç një karrierë si këngëtare, ajo ka edhe një linjë të suksesshme të veshjeve të brendshme ‘Savage Fenty’ nga e cila ka sjellur koleksionin e ri.

Riri ka njoftuar adhuruesit e saj se në mesnatën e 1 nëntorit dalin në shitje të brendshmet më të reja nga marka e saj dhe këtë e bëri përmes një imazhi të ‘nxehtë’ teksa shihet e shtrirë dhe në fokus ishin format e saj perfekte.

Ndryshe, Rihanna poashtu ka bërë të ditur se është në përgatitje të albumit të ri të cilin fansat e saj po e presin me padurim./Indeksonline/