09:02 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rihanna s’e ndal punën, promovon linjën e të brendshmeve me një fotosesion “përvëlues”

Ajo është fytyra e linjës së saj të brendshmeve, Savage X Fenty. 

Dhe Rihanna dëshmoi se ajo ishte modelja më e mire e markës së saj pasi modeloi në të brendshme që tregonin për mrekulli linjat e saj.

Krijuesja e hitit  “Ëe Found Love” 32 vjeçare, e vuri në shfaqje fizikun e saj të lakmueshëm ndërsa ajo bëri një fotosesion të mrekullueshëm. 

Rihanna u paraqit tejet seksi ndërsa ajo pozoj në veshje intime të gjelbërta të limonit, me një zbukurim dantelle. 

Këngëtarja fituese e Grammy përfundoi pamjen duke stiluar flokët e saj  kaçurrele të lëshuara poshtë shpatullave të saj.

Rihanna e filloi Savage X Fenty në vitin 2018 dhe gjithashtu ka një dhe linjë të veshjeve për meshkuj me emrin e saj.  

Duke shitur mbi 250 milionë rekorde që nga debutimi i saj në 2005, Rihanna është një nga artistët më të shitur në botë të muzikës./Indeksonline/