75 Mall Live Search
19:26 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / MSH

Rihanna po përgatit albumin e ri

Ylli i muzikës, Rihanna, ka kohë që s’ka publikuar këngë të reja, se lërë më album.

Dikur njihej si ikona e pop-it, por me kalimin e kohës dhe investimin e saj në fushën e modës dhe bukurisë, Rihanna dalë ngadalë u shkëput prej muzikës.

Performanca e saj e fundit para një audience masive, pa qenë koncert i organizuar nga vet Rihanna, ishte ajo në pushimin e finales së “Super Bowl” në vitin 2023, shkruan IndeksOnline.

Me fansat që kanë bërë presion për më shumë muzikë, Rihanna më në fund ka zbuluar se është duke punuar në studio.

Në një intervistë për “Harper’s Bazar”, Riri u shpreh se ka qenë në studio për tetë vite dhe ajo çka po punon nuk është e pritshmërive të fansave.

“Kam qenë në studio gjatë tetë viteve. E di që nuk do të jetë asgjë që dikush pret. Dhe nuk do të jetë komerciale apo e dëgjueshme për radio. Do të jetë aty ku meriton të jetë arti im tani. Më duket sikur më në fund e kam gjetur formulën!” ka thënë shkurtimisht ajo.