18:45 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rihanna publikon autobiografinë e saj vizuale me 1 mijë foto

Rihanna ka publikuar një libër prej 1,000 fotosh të vetes, që ka kushtuar afërsisht 116 mijë dollarë.

“Autobiografia vizuale” përfshin imazhe të jetës së  saj,  duke u relaksuar në plazhe apo në vende të tjera.

Në autobiografi përfshihen edhe komentet e mësuesve të saj, ku njëri nga ata është shprehur se Rihanna ka qenë e sigurt në vetvete dhe ka treguar qëndrim pozitiv.

“Ka qenë shumë e qetë në marrjen e vendimeve dhe vigjilente për të vepruar”, është shprehur mësuesja e saj.

Në përgjithësi mësuaesit në Barbados janë shprehur shumë pozitive për të.

Fansat  do të kenë të mundur të njohin jetën e Riahnnës nëpërmjet fotove dhe libri vizual po i  korr shumë sukses këngëtares.