11:06 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rihanna reagon pas “ngacmimit” publik, që ia bëri Chris Brown

Këngëtarja e famshme Rihanna, para shumë vjetësh ka qenë në lidhje me reperin Chris Brown, lidhje e cila ka bërë bujë të madhe, sidomos pas mënyrës se si u ndanë dhe akuzave për rrahje ndaj këngëtares, shkruan Indeksonline.

E duket se gjitha këto janë lënë në harresë nga reperi, i cili u bë lajmi kryesorë në mediat rozë së fundmi, kur e ka ngacmuar publikisht në Instagram, Rihannan.

Ai i kishte komentuar, duke e ngacmuar këngëtaren,  teksa sipas burimeve ndërkombëtare, thuhet se Riri e kishte vlerësuar komentimin nga Chris Brown dhe kjo është e gjitha.

Ajo tashmë është në lidhje me miliarderin Hassan Jameel, me të cilin shfaqet hapur në publik. /Indeksonline/