Rihanna shëtit natën rrugëve të qytetit me të dashurin e ri

Rihanna e ka konfirmuar tashmë lidhjen e saj me AP Rocky. Këngëtarja me famë botërore është fotografuar mbrëmë rrugëve të qytetit me të dashurin e saj të ri.

Rrugëve të New Yorkut, Rihanna ishte mbështjellë fort për t’u dukur enigmatike, por që as xhaketa dhe maska nuk kreu punë që t’u binte në sy të paparacëve.

Riri dhe Rocky janë miq që nga viti 2013 nga njohja në turneu Diamond, por duket se raportet e tyre tashmë janë afruar dhe kanë kaluar në romancë./Indeksonline/