75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / MSH

Rihapet Ambasada spanjolle në Kiev

Një alarm u dha mëngjesin e së mërkurës në Ambasadën amerikane në Ukrainë për një sulm të mundshëm ajror. Pas këtij informacioni, zyrtarët e ambasadës vendosën mbylljen e përkohshme të saj.

“Për arsye paraprake, ambasada do të qëndrojë e mbyllur dhe punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje amerikanëve që të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim menjëherë në rast të një alarmi sulmi ajror”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Kiev.

Shqetësimi i dukshëm bëri që edhe Ambasada spanjolle të njoftojë se do të mbyllet përkohësisht, me rritjen e rrezikut për sulm.

Megjithatë, kjo ambasadë njoftoi çaste më parë se është rihapur. Në një njoftim zyrtar të ambasadës thuhet:

“Ambasada është rihapur pas evakuimit të përkohshëm. Seksioni konsullor vazhdon të kryejë funksionet e tij, në një bazë të kufizuar, në Varshavë”.

Përveç Ambasadës amerikane, është mbyllur për kohë të pacaktuar edhe Ambasada italiane dhe ajo e Greqisë./IndeksOnline/