75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rihapet ambulanca në fshatin Leskoc të Klinës

Në fshatin Leskoc, që nga sot do të jetë në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti ambulanca mjekësore, e cila do të veprojë në të njëjtin objekt ku kishte funksionuar edhe më herët.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, shkruan Indeksonline.

Ai thotë që rifunksionalizimi i kësaj ambulance është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira mjekësore për banorët e këtij lokaliteti dhe ofrimin e shërbimeve infermierie çdo ditë.

“Po ashtu, sot kam vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku kam takuar stafin mjekësor të angazhuar veçanërisht për trajtimin e personave të konfirmuara me virusin COVID-19 dhe personat me simptoma të virusit.

Angazhimi i stafit mjekësor në parandalimin e përhapjes së virusit dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, si në QKMF, AMF ashtu edhe nëpër shtëpi, ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë kësaj kohe.

Si komunë do të ofrojmë përkrahje të parezervë në sigurimin e mjeteve mbrojtëse dhe kushteve të përshtatshme për punë”, shkruan Elezaj.