Rihapet gara për titull, kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas javës së 21-të

Kanë përfunduar fdy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi ka fituar në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Fitore ka shënuar edhe Dukagjini, e cila mposhti skuadrën e Lirisë me rezultat 2-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 44 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 40 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 35 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 21 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/
