Rihapet ndeshja, Barcelona realizon gol ndaj Villarrealit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Villarrealit, e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.
Golin për 1:2 e shënoi mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, shkruan Indeksonline
Gundogan realizoi gol për t’a rikthyer në lojë skuadrën e tij pas një asisti nga Lewa.
Kujtojmë që dy golat për Villarrealin i shënuan: Gerard Moreno dhe Akhomach./Indeksonline/