Rihapet rruga drejt Pikës Kufitare Merdarë – Qarkullimi rifillon në të dy drejtimet

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikës Kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme të shkaktuar nga qytetarët serbë.
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi është normalizuar dhe lejohet në të dy drejtimet, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në trafik janë lutur të udhëtojnë me kujdes të shtuar për arsye sigurie dhe për shkak të mundësisë së vonesave të lehta.
“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në fund të njoftimit.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:
045198000
045198606
Numri pa pagesë: 080050095