14:42 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / LB

Rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që të rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 36 të akuzuarve të tjerë.

Vendimi i tillë është marrë të hënën nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, kur pritej të shpallej aktgjykimi në këtë rast, raporton “Betimi për Drejtësi”.