75 Mall Live Search
19:41 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rikallo, suspendon për të dytën herë Elhami Hajdarin pas vetëm një ditë pune!

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo ka marr dy vendime të ndryshme brenda 24 orëve për të njëjtin zyrtar.

Sipas vendimit të marrë gjatë ditës së djeshme, më 6 nëntor,  Elhami Hajdari ishte rikthyer në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj Agjencie.

Ndërsa, sot përmes një vendimi tjetër ai ka pezulluar nga puna me pagesë Hajdarin, deri në një vendim tjetër.

Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin Rikallo ka pezulluar Hajdarin pasi e kishte rikthyer dje në punë.

Sipas këtij dokumenti pezullimi i tij bëhet për shkak të Raportit të Policisë; Raportit Negativ të Auditorëve; Raportit të BE-së; Ankesave të fermerëve si dhe me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës të punësuarës e cila ka qenë në pushim të lehonisë.

I pezulluari do të marrë 50 për qind të rrogës së tij gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata./Indeksonline/