Rike Roçi për 113-vjetorin e pavarësisë: Humba avionin, këtu ka shumë negativitet!
E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Rike Roçi.
Si është duke e festuar ajo 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë?
Pjesë nga biseda:
Duke qenë se ke emigruar herët në Itali me familjen tënde, sa e ndiejnë shqiptarët që jetojnë jashtë 28 Nëntorin?
Patjetër që e ndiejmë sepse sado që ne jemi rritur jashtë, ne rrënjët këtu i kemi dhe shpirtin këtu e kemi. Gjakun shqiptar e kemi, kështu që patjetër që e ndiejmë si festë.
Rike ka bërë dhe një urim për shqiptarët për 113-vjetorin e pavarësisë:
Shqiptarëve i uroj një paqe shpirtërore dhe dua që ta duam sa më shumë njëri-tjetrin, të jemi sa më pozitivë, sepse kohën që po jetoj këtu në Tiranë, po kuptoj që ka një negativitet që është hapur dhe nuk po më pëlqen.
Do doja që të jemi më pozitivë dhe të duam njëri-tjetrin, jo ta urrejmë njëri-tjetrin, dhe shëndet sa më shumë.

