Rikthehen bashkë Kim K dhe Pete Davidson? Detaji që po “çmend” fansat

Kim Kardashian dhe Pete Davidson thuhet se po mbajnë sërish kontakte pas ndarjes së tyre në fillim të këtij viti.
Një burim për “Entertainment Tonight” tha se ata po flasin sërish, transmeton Indeksonline.
“Pete dhe Kim po vazhdojnë të kenë komunikim”, tha burimi.
“Nuk ishte një përplasje apo ndarje e keqe, kështu që gjërat janë mirë mes tyre dhe ata kanë mbetur në kontakt.”
Fansat besojnë se dyshja mund të ringjallin romancën e tyre pasi panë një dhuratë nga komediani në Instagramin e Kim./Indeksonline/
