08:51 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me tetë ndeshjes: Vëmendja në derbin mes Atleticos dhe Liverpoolit

Liga e Kampionëve rikthehet sot (e martë) në rrethin e tretë, ku do të zhvillohen plotë tetë ndeshje.

Përballja më interesante e ditës së sotme është ajo në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’.

Fillimisht, këtë rreth e hapin ndeshjet që luhen nga ora 18:45, ajo mes Club Brugges dhe Manchester Cityt, derisa Besiktasi e mirëpret Sporting Lisbonën.

Më pas vijojnë takimet e orës 21:00, siç është ajo mes Portos e Milanit, duke u pasuar nga Interi që e pret Sheriff Tiraspolin, transmeton telegrafi.

Sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Paris Saint Germanit e Rasenball Sport Leipzig, por që futboll të taktikave mund të shihni edhe në atë mes Ajaxit dhe Borussia Dortmundit.

Në këtë orar luan edhe Real Madridi që është mysafir i Shakhtar Donetskut.