10:47 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës – dy ndeshje interesant në program

Superliga e Kosovës sot vazhdon me javën e 28-të, ku në program janë dy ndeshje interesante.

Vushtrria në ora 17:00 do të jetë nikoqire e Flamurtarit, transmeton Indeksonline.

Flamurtari me një fitore mund të thuhet se e siguroj mbijetesën, ndërsa humbja do të ishte fatale për Vushtrrinë, e cila ka pak gjasa për të mbijetuar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” , në ora 20:00, do të zhvillohet derbi i vjetër mes Prishtinës dhe Drenicës. Kjo do të jetë ndeshja e pestë këtë sezon mes dy skuadrave.

Kryeqytetasve i duhet fitorja për të mbetur në hap me Dritën, kurse Drenica me një fitore do të bënte një hap të madh për të mbijetuar në Superligë./Indeksonline/