Rikthehen emocionet e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, sot rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë dy ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.
”Intelektualët” pas tetë ndeshjeve kanë grumbulluar 11 pikë dhe renditen në vendin e katërt, një pikë më hsumë se Malisheva e cila ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit.
Të dy skuadrat kanë nga 7 pikë, duke u renditur në pozitat e fundit të tabelës./IndeksOnline/
