75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Sonte rikthehet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje shumë interesante. Liverpooli do ta pres Porton në Anfield në duelin e rrethit të parë.

Skuadrës angleze i mungojnë tre futbollistë Joe Gomez dhe Oxlade-Chamberlain janë të lënduar ndërsa Andrew Roberton është i suspenduar. Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané.

Ndërsa Portos do ti mungoj Pepe që është i suspenduar dhe Herrera i lënduar. Portugezët pritet të luajnë me këtë përbërje:

Porto: Casillas; Maxi, Felipe, Militão, Alex Telles; Danilo, Otávio, Corona; Brahimi, Marega, Soares.