75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rikthehen fluturimet në Maqedoninë e Veriut, hapet aeroportet të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Pali” në Ohër prej sot sërish janë të hapura për fluturime të udhëtarëve, pas pauzës nga mesi i muajit mars si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së Covidit-19.

Në dy aeroportet zbatohen protokolle të reja sipas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive.

Nisjet e para nga Aeroporti i Shkupit janë paradite për në Bremen, Larnaka, Stokholm dhe Këln, ndërsa i realizon “Uiz Er”-i, ndërsa aterrimet e para janë nga Stambolli të kompanive ajrore “Turkish erlines” dhe “Pegasus”.

Aeroporti “Shën Pali” në Ohër, megjithatë fillon fluturimet pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano-ja.

Aeroporti “Shën Pali” në Ohër megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano-ja.

Çarter fluturimet e para në Aeroportin e Ohrit do të realizohen më 5 korrik edhe deri në Varshavë, ndërsa më 25 korrik nga dhe deri në Amsterdam.

Për shkak të protokolleve të reja për punë, udhëtarëve u rekomandohet që të arrijnë në aeroport të paktën tri orë para kohës për nisje, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar procedurat.

Nga TAV Maqedonia thonë se sipas masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi udhëtarët detyrimisht duhet t’i respektojnë tri rregulla – vazhdimisht të mbajnë maska, distancën dhe nivel të lartë të higjienës.

Sipas protokolleve, ndalohet që qytetarët të ulen afër njëri- tjetrit në zonat për nisje (Departures), arritje (Arrivals) dhe dalje (gates) prandaj në atë vendet janë të shënuara që të mbahet distanca fizike.