13:51 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Rikthehen “Hobbs & Shaw” për një pjesë të dytë

Konfirmohet rikthimi i dy artistëve të njohur në ‘Hobbs & Shaw 2’.

Këtë e ka konfirmuar aktori i njohur, Dwayne Johnson i cili tha se vazhdimi i filmit është në proces e sipër.

Pas suksesit të Fast &Furious, e veçanërisht për ata që pëlqejnë karakteret Hobbs dhe Shawn, Dwayne thotë se një vazhdim i tyre është rrugës.

Dwayne bashke me Jason Statham sollën filmin aksion, në të cilin bëjnë pjesë edhe Idris Elba dhe Vanessa Kirby. Filmi fitoi 759 milionë dollarë në të gjithë botën.

“Jemi duke zhvilluar një film tjetër dhe unë jam shumë i entuziazmuar për këtë. Tani thjesht duhet ta kuptojmë krijimtarinë dhe drejtimet në të cilat do të shkojmë”, ka thënë Dwayne.

Ndryshe Fast 9, ishte planifikuar të publikohet gjatë kësaj pranvere, por është shtyrë për në prill të vitit 2021 për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19./Indeksonline/