14:21 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Rikthehen kolonat në Prishtinë

Ishim mësuar ditëve të fundit të lëviznim lirshëm nëpër cdo rrugë të kryeqytetit, kjo pasi që numri i veturave ishte shumë i vogël, për shkak të kufizimeve në lëvizje, si pasojë e Covid-19, raporton IndeksOnline.

Me lehtësimin e masave për të qarkulluar, po vërehet dukshëm numër më i madh i veturave në Prishtinë.

E veçanërisht në ditë si kjo e sotmja e shoqëruar me reshje të shiut, kolonat janë të pashmangshme në rrugë si kjo e “Agim Ramadani”, në kryeqytet.

IndeksOnline ju sjell pamje: