22:48 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rikthehen krismat me armë në odat e Drenicës, krisë alltia para Sami Lushtakut (Video)

Vëmendja e shumicës sot ishte tek ndeshja e Kampionatit Botëror, Kroaci-Argjentinë. Por, në odat e Drenicës kishte edhe më festë.

Me Sami Lushtakun në ballë të odës, muzika e mishi kishin qefleisur mysafirët. Për një moment, një nga të pranishmit në odë nxori armën duke ia krisur asaj nga dritarja.

Pasi shkrepi disa plumba, një person tjetër u afrua për t’i marrë armën personit që gjuajti (me këmishë të kaltër), shkruan Indeksonline.

Në atë kohë, shkrepësi i armës e mori një përgëzim nga Sami Lushtaku me një shtrirje të dorës. Megjithatë, muzika nuk ndaloi, atmosfera vazhdoi.

Gjuajtja me armë për ish të parin e komunës së Skënderajit nuk është një risi.

Gjashtë muaj më parë ai ishtë përfshirë në akuza pasi që kishte gjuajtur me armë në një ndejë në Banjë të Malishevës./Indeksonline/