Rikthehen Loredana dhe Mozzik? Ky detaj flet shumë!

Mozzik dhe Loredana u ndanë muaj më parë, për herë të dytë, pasi provuan edhe njëherë të rregullonin raportet e tyre.
Ishte Loredana ajo që kishte konfirmuar ndarjen përmes rrjeteve sociale ndërsa Mozzik nuk ka folur asnjëherë lidhur me këtë temë.
Ditëve të fundit kanë filluar sërish të qarkullojnë zërat se dyshja janë ribashkuar, por nuk ka pasur ndonjë konfirmim.
Por, një detaj u ka ikur kësaj radhe, gjë që ka bërë që fansat e dyshes të “tërbohen” për ribashkimin e tyre.
Mozzik dhe Loredana kanë publikuar foto të së njëjtës çantë dhe së njëjtës valixhe.
Ditë më parë ata u shfaqën veshur me jelek jeshil të njëjtë dhe çizme po ashtu të njëjta.

