75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / Gj. Sh

Rikthehen Maguire e Ronaldo në formacion, Unitedi po dihet!

Manchester United ka humbur nga Real Sociedad në shtëpi në ndeshjen e parë të grupeve në Europa League.

Golin për skuadrën spanjole e ka shënuar Brais Mendez në minutën e 69-të nga penalltia, shkruan IndeksOnline.

Pas humbjes së Manchesterit, kanë filluar shakat në rrjetet sociale për Harry Maguire.

Ai është rikthyer në formacionin startues pas katër ndeshjeve, ndërsa edhe “Djajtë e Kuq” i janë rikthyer humbjeve.

United në katër ndeshjet e fundit pa Maguiere në formacion kanëfituar të gjitha ndeshjet, duke mposhtur Arsenalin, Southamptonin, Leicesterin dhe Arsenalin.

Po ashtu në këtë takim në formacion është rikthyer edhe portugezi Cristiano Ronaldo.

Të dy këta futbollist ndeshjen e fundit që e nisën nga fillimi për Manchester United ishte ajo ndaj Brentfordit, ku pësuan humbje me rezultat 4-0./IndeksOnline/