Rikthehen në bashkëjetesë pavarësisht urdhrit mbojtës, çifti nga Obiliqi përfundon në polici pas dhunës fizike

Një rast i dhunës në familje është raportuar në mesditën e së hënës në Obiliq. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 12:10, janë shoqëruar në stacion policor dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët ishin duke bashkëjetuar.
Sipas raportit, pas një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore për të cilat kanë marrë trajtim mjekësor.
Hetimet kanë zbuluar se e dyshuara kishte urdhër mbrojtës ndaj mashkullit, por pa njoftuar policinë, ata kishin vendosur të rifillonin bashkëjetesën.
Me urdhër të prokurorit të rastit, është iniciuar procedura për rastin e dhunës në familje, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.