Rikthehen në funksion shërbimet digjitale të KQZ-së
Disa prej shërbimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat gjatë ditës ishin jashtë funksionit, tashmë janë rikthyer dhe janë funksionale.
Lajmi u bë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Shërbimet për regjistrim për votim jashtë Kosovës (diaspora.kqz-ks.org), kërkimi dhe ndryshimi i Qendrës së Votimit (qv.kqz-ks.org), dhe aplikimi për certifikim të subjekteve politike (apliko.kqz-ks.org) tashmë janë funksionale.
Më herët KQZ-ja kishte bërë të ditur se shërbimet digjitale ishin jashtë funksionit për shkak të punimeve në infrastrukturën e TI-së dhe pritej që ato të riktheheshin në funksion rreth orës 15:00./Indeksonline/

