14:01 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rikthehen pagesat në hyrje-dalje të QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer  pagesat te laurat  në hyrje-dalje.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkimit në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.


Ndërkaq, thuhet se pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe  makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkimet në QKUK dhe kjo ka  vështirësuar qasjen.