75 Mall Live Search
17:32 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Rikthehen plaçkitjet, persona të maskuar vjedhin veturën në Fushë Kosovë

Një veturë e tipit Audi A3 është vjedhur para pak çastesh në Fushë Kosovë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vet pronari i veturës, Salih Sinani i cili ka bërë të ditur se rreth orës 17:00 të mbrëmjes, persona të maskuar kanë vjedhur veturën e tij me targa 07-131-CC, në rrugën “Nënë Tereza”-Fushë Kosovë.

Vlera e veturës së vjedhur është 9 mijë euro.

Rasti është paraqitur në polici, ndërsa Sinani është lutur që kushdo që e sheh veturën e tij të lajmërojë policinë./Indeksonline/