07:59 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Rikthehen sirenat e alarmit në Ukrainë

Në ditën e 41 të ofensivës ruse në Ukrainë janë rikthyer sirenat e alarmit për bombardime të mundshme pothuajse në të gjitha qytetet ukrainase.

Mediat vendase raportojnë se sirenat janë dëgjuar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit nga Kievi në Odesa dhe nga Kharkivi në Lviv, si dhe në Mykolaiv, Donetsk e Zaporizhzhia.

Deri në këto moment, ushtria ukrainase bën me dije se bombat ruse kanë goditur një spital pediatrik në zonën e Mykolaivit si dhe disa ndërtesa civilësh.

Nga sulmet raportohet të ketë dhjetëra viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, por ende nuk është i qartë bilanci i fataliteteve.